Spitali i ri i karantinës, Rama: Mjekët ishin bërë si politikanët, kanë marrë hakun pas 30 vitesh sharje

schedule11:36 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:36 - 2 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar sot ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3. Rama ka prezantuar në këtë mënyrë strukturën e re spitalore për përballimin e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama mjekët kanë bërë një punë heroike përballë kësaj sfide.

“Uroj shumë që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Ju mjekët ishit bërë si politikanët duke marrë ofendime, por me këtë situatë pandemie keni marrë hakun dhe kjo është një nga gjërat më të bukura të historisë”, u shpreh Rama.

Lexo edhe: Hapja e kufijve ajrore, Rama: Nuk do të bëjmë as tamponë as karantinë, është e kotë

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se kapaciteti i këtij spitali përmban 100 shtretër.

“100 shtretër nuk është pak. Kishim planifikuar për 400 shtretër, vala e dytë mund të jetë e dyfishtë prandaj duhet të përgatitemi”, u shpreh ajo.

Rama gjithashtu shtoi se me hapjen e spitalit të ri të karantinës vendi është më i përgatitur në rast të rikthimit të një vale të dytë.

Pavarësisht lehtësimit të masave virusi është ende prezent. Ai theksoi se populli nuk mund të kontrollohet i gjithë me policë dhe ushtarë. Por në këtë situatë duhet parandaluar dikush që bën gabimin. Po diskutonim edhe me mjekët rikthimin e një vale të dytë. Mund të vijë apo jo nuk e dimë. Gjithashtu nuk dimë as impaktin që mund të ketë. Ndërkohë ne vazhdojmë të përgatitemi.

Lexo edhe: Manastirliu: Po rrisim kapacitetet, rihapja sfidë për gjurmimin e rasteve simptomatike dhe asimptomatike

I jam shumë mirënjohës atyre që e realizuan, në kohë rekord. Ka disa pajisje të fundit që duhet vendosur dhe praktikisht është gati për të qenë përballë frontit në rast se do të kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi në dispozicion në luftën kundër COVID-19. Gjëja ë fundit që kam është se më vjen shuam mirë që mjekët dhe infermierët morën një hak pas 30 vjetësh me sharje dhe baltë deri në goditje fizike gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Të cilësuar si një kategori që të lë të vdesësh rrugëve po nuk pagove. Tashmë shumica e shqiptarëve nuk do të harrojnë çfarë kanë bërë. Ka qenë një punë heroike. Deri tani nga bluzat e bardha nuk kemi pasur asnjë humbje jete dhe shpresoj që të mos kemi. Por gjithashtu nuk kemi pasur asnjë braktisje të detyrës. Pyll pa derra nuk ka , po në të gjithë kategoritë derrat nuk bëjnë rregullin, po bëjnë përjashtimin”, tha Rama.

Sakaq ai shtoi se askush në këtë vend nuk lihet pa trajtim dhe kurim dhe aq më tepër të lihet të vdesë për lekë në spital. Kjo është e pavërtetë. Bilanci i kësaj situa duhet të na bëjë krenar të gjithëve”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!