Manastirliu: Po rrisim kapacitetet, rihapja sfidë për gjurmimin e rasteve simptomatike dhe asimptomatike

schedule12:09 - 2 Qershor, 2020

schedule 12:09 - 2 Qershor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër.

“100 shtretër nuk është pak. Kishim planifikuar për 400 shtretër, janë COVID-1, COVID-2, COVID-3 dhe COVID-4 dhe vala e dytë mund të jetë e dyfishtë prandaj duhet të përgatitemi”, u shpreh ajo.

Do përdoret si një spital kavalishence. Kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër, 50 me oksigjen, përfshirë terapinë intensive. Ka dalë një strukturë që rrit kapacitet tona të spitaleve, Kemi planifikuar në skenarët tanë në total 400 shtretër. Kemi COVID!, COVID2 dhe COVID3, shtohet dhe COVID4 nëse fluksi do të jetë i madh, dihet që një valë e dytë mund të jetë e pranishme dhe ne duhet të përgatitemi”, u shpreh Manastirliu.

Lexo edhe: Spitali i ri i karantinës, Rama: Mjekët ishin bërë si politikanët, kanë marrë hakun pas 30 vitesh sharje

Më tej ajo theksoi se është treguar një vëmendje e veçantë dhe se është kërkuar të mos ketë frekuentim të madh, po shtoi se brenda sistemi është bërë maksimumi për t’ju përgjigjur nevoja të qytetarëve.

“Sot do të ishim duke bërë bilance të tjera nëse nuk do të kishim marrë këto masa. Detyra jonë tani është të ruajmë personeli shëndetësor. Nëse ne nuk do të ishim treguar të kujdesshëm dhe kaq largapamës nuk do të kishim këto rezuiltate”, tha Manastirliu.

Manastirliu: Po rrisim kapacitetet tona. Është shumë e rëndësishme pasi rihapja e bën sfidë gjurmimin e rasteve simptomatike dhe asimptomatike. Kemi fuqizuar strukturat spitalore. Kemi edhe spitalin Covid-3, ka 100 shtretërish, ka shërbim reanimacion, imazheri dhe pritet që të fuqizohet me skaner, minilaborator, dhe disa pajisje për të plotësuar kuadrin.

Do i përgjigjet pacientët që përfundojnë trajtimin në Infektiv dhe duhet të plotësojnë ditët e karantinës dhe mos infektojnë në vatra familjare. Por edhe për turizmin.  Do të vijojmë me rritjen e automjeteve të flotës së urgjencës. Në të gjitha zonat e largëta duhet që sistemi të jetë i pajisur me autoambulanca të reja. Do të vijojmë punën me mjekun e familjes, me dixhitalizim dhe përdorimin e teknologjisë. /abcnews.al