Spitali Hygeia në Tiranë merr masa kundër COVID-19, Pilaca: Zbatojmë rekomandimet e OBSH

schedule13:31 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:31 - 18 Qershor, 2020

Spitali Hygeia në Tiranë ka marrë të gjitha masat për të ofruar shërbime të sigurta për çdo pacient që kërkon ndihmë të specializuar mjekësore. Infektologu Arben Pilaca theksoi se masat janë marrë me qëllimin për të ofruar një shërbim të sigurt për pacientët.

“Kompania jonë i ka marrë të gjitha masat e domosdoshme të cilat na ndihmojë drejt një sigurie, që çdo njeri që kërkon shërbim në spitalin tonë, do të  jetë “covid free”.

Ne nuk jemi një spital që i shërben njerëzve që janë të infektuar më “covid free” apo që kanë dyshime të mëdha, por kemi një pjesë jo të vogël të popullsisë që kanë nevoja të tjera shëndetësore. Dhe për këtë i gjithë spitali është i gatshëm”, u shpreh infektologu Arben Pilaca.

Mjekët e Spitalit Hygeia zbatojnë të gjitha protokollet dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim parandalimin e Covid 19.

“Përpara se të kërkohet ndihma nga çdo specialitet i spitalit tonë është i domosdoshëm një komunikim paraprak në të gjitha mënyrat dhe format. Përpara se të realizohen procedurat duhet të kemi një informacion paraprak për një siguri më të mirë dhe në spitalin tonë të kryhet në aktivitet “covid free”, sqaroi më tej Pilaca.

Personeli mjekësor në spitalin Hygeia është i mirë trajnuar dhe i  specializuar për të ofruar mbrojtje maksimale ndaj rasteve potenciale me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!