Spitali Covid përfshihet nga flakët në Rusi, humbin jetën 5 pacientë me koronavirus

schedule08:38 - 12 Maj, 2020

schedule 08:38 - 12 Maj, 2020

Pesë pacientë me Covid-19 në Rusi kanë humbur jetën për shkak të një zjarri. Mësohet se spitali Covid në St Petersburg është përfshirë nga flakët, njofton agjensia e lajmeve ruse Tass.

Autoritetet njoftuan për 5 të vdekur, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë i viktimave. Sakaq, 150 persona janë evakuuar.

Zjarri ka rënë në repartin e terapisë intensive, dhe dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një ventilator.

Që nga mesi i marsit, Spitali i Shën Gjergjit në Shën Petersburg është kthye në spital Covid për të trajtuar pacientët e diagnostikuar me koronavirus. /abcnews.al