Historia e Ronaldos të vogël i përloti të gjithë dhe dhurata e vetme që ai kërkonte për ditëlindjen e tij ishte një operacion. Dëshira e rrallë dhe prekëse e 6 vjeçarit, i cili mbas 14 ndërhyrjesh të pasuksesshme jashtë vendit dhe që kërkonte zgjidhje përfundimtare për problemin e tij, është bërë e mundur falë Spitalin Amerikan 2.
Ronaldo, djaloshi 6 vjeçar, ka lindur me një deformim në pjesën e poshtme të këmbës, duke e kthyer këtë gjymtyrë në jo funksionale për të ecur dhe për të patur një jetë si bashkëmoshatarët e tij. Dëshira e vogëlushit është bërë e mundur falë ndihmës së Dr. Kamil Kose në Spitalin Amerikan 2.
Pas shumë ndërhyrje të kryera njëra pas tjetrës jashtë vendit Ronaldo dhe e ëma e tij Rudina, nuk i kishin humbur shpresat se ai do mund të ecte një ditë me këmbët e tij, me ndihmën e një proteze.
Në kërkime e sipër për mjekun e duhur për këtë ndërhyrje, dëgjojnë për Dr. Kamil Kose, mjeku me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ortopedisë, i specializuar dhe me eksperiencën e duhur për këtë ndërhyrje kaq të vështirë dhe delikate.
Doktor Kose dhe Spitali Amerikan morën përsipër ndërhyjen e Ronaldos, duke kuptuar edhe vështirësitë financiare të familjes dhe pamundësinë e tyre për të paguar një operacion kaq kompleks.
Mjeku do të kryejë një ndërhyrje, duke amputuar një pjesë të gjymtyrës së pazhvilluar, nga niveli i nyjes së gjurit, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbajë një protezë dhe të ecë në mënyrë të pavarur dhe mos të ketë më dhimbje.
Ndërhyrja u krye me sukses dhe Ronaldo i vogël është në fazë rekuperimi.
Spitali Amerikan uron që telashet shëndetësore të Ronaldos të kenë marrë fund dhe ai të hedhë hapat e para drejt shkollës dhe jetës me këmbët e tij. Ronaldo nuk është vetëm pacienti ynë por edhe shoku ynë i vogël./abcnews.al