Spitali Amerikan 3, Konferenca “Nutricioni si një element thelbësor në parandalimin e patologjive shëndetësore”

schedule16:28 - 28 Shkurt, 2020

schedule 16:28 - 28 Shkurt, 2020

Ushqyerja është një përcaktues kryesor i shëndetit të një popullsie, i rritjes dhe zhvillimit tek fëmijët. Në lidhje me këto problematika në Spitalin Amerikan 3 u zhvillua konferenca me temë “Nutricioni si një element thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e patologjive shëndetësore”.

Doktoreshë Albana Daka, mjeke laboratori dhe nutricioniste na tregon dhe disa nga problematikat e ushqyerjes tek fëmijët.

“Ushqyerja zë një rol dominant në sëmundshmëri. Deri përpara disa dekadash, thuhej që është gjenetika ajo që luan rolin dominant në sëmundshmëri. Sot kemi një aksiomë krejt të kundërt, që do të thotë stili jonë i jetesës, ku hyn ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Janë ato që dominojnë sëmundjet kryesore, që shqetësojnë sot shëndetin publik.

Kemi një raport të fundit të OBSH, që flet për rritje të obezitetit tek fëmijët. Sot obeziteti në moshat 5-9 vjeç, kryesisht në zonat urbane është përafërsisht rreth 22 %. Por kemi edhe zonat rurale, ku mungesa e anës financiare, por edhe aksesi jo i mirë me shumicën e ushqimeve, bëjnë që të kenë anemi, mungesë hekuri, fëmijë më të shkurtër se mosha 0-5 vjec”.  

Ushqyerja e shëndetshme dhe e sigurt përgjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën shprehet ndër të tjera doktoreshë Albana Daka.

“Në këtë konferencë do të fokusohemi se si ka ndryshuar trendi i ushqyerjes në 2 -3 dekadat e fundit, kjo duke afektuar jo vetëm pjesën fizike, por edhe gjendjen tonë shëndetësore, do fokusohemi në metodat shkencore të diagnostikimit të problematikave me ushqimin , se sa këto problematika afektojnë sëmundshmërinë tonë, siç janë diabetikët, që është një nga sëmundjet më dominante në shëndetin publik, se si afektohet nëna dhe bebi gjatë shtatzanisë, dhe në një mijë ditët e para pas lindjes së bebit. Do të fokusohemi pa dyshim në testet më risi për të diagnostikuar problematikat me ushqyerjen”.

Gjatë konferencës në Spitalin Amerikan 3 u theksua se ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe mundësojnë parandalimin e shumë sëmundjeve dhe trajtimin e disa të tjerave.

Ushqyerja është një përcaktues kryesor i shëndetit të një popullsie, dhe i rritjes dhe zhvillimit tek fëmijët.

Për shkak të kequshqyerjes:

Në Shqipëri, 19% e fëmijëve nën 5 vjeç paraqiten të shkurtër për moshën, dhe rreth 11% janë shumë të shkurtër. Më e shprehur është tek foshnjat 0-6 muajsh e në zonat malore, dhe te nënat pa arsim ku niveli arrin rreth 30%.

-17% e fëmijëve nën 5 vjeç dhe 19% e grave paraqesin anemi të shkallëve të ndryshme. Shkak i saj është ushqyerja e pakët me ushqime që përmbajnë hekur, folate, vit B12 etj.

Për foshnjat 0- 6 muajsh:

-vetëm 39% e fëmijëve janë ushqyer ekskluzivisht me gji, dhe 21% kanë marrë ushqime plotësuese, të cilat nuk këshillohet të futen në këtë moshë.

Fëmijët ushqehen me gji për një periudhë mesatare prej 14,6 muaj, megjithatë, fëmijët ushqehen eskluzivisht me gji vetëm për 2 muaj.

-Vetëm 54% e fëmijëve të moshës 6-9 muaj konsumojnë ushqime të buta ose të forta.

-39% e femrave 15-49 vjeç janë mbipeshë apo obeze.

-20% e grave dhe 28% e burrave kanë HTA ose marrin barna anti- hipertensive.

Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt përgjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!