Spitalet në të gjithë vendin kanë kaluar në gjendje gatishmërie. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte në Qendrën Kombëtare të Traumës ku deklaroi se janë marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur çdo emergjence.
127 autoambulanca janë shpërndarë në të gjithë vendin për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që mund të shfaqin probleme shëndetësore gjatë festës së ndërrimit të viteve apo në ditët e para të vitit të ri.
Në Tiranë ato janë vendosur në pesë pika kryesore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin ka kaluar në gjendje gatishmërie.
Manastirliu ishte në Qendrën Kombëtare të Traumës nga ku u shpreh se janë marrë masat që të mos mungojnë medikamentet ndërkohë në të gjithë spitalet do të ketë staf të përforcuar mjekësh dhe infermieresh.
Kjo situatë do të zgjasë deri me 2 janar të vitit të ri./abcnews.al