Spiropali tek zonat e prekura nga tërmeti në Korçë: Situata e vështirë

schedule17:40 - 3 Qershor, 2019

schedule 17:40 - 3 Qershor, 2019

Ministrja e Shtetit dhe njëkohësisht deputete e PS në Korçe Elisa Spiropali ka takuar banorët që kanë mbetur të pastrehe nga tërmetet. Spiropali tha se situata është shumë e vështirë, por të gjitha institucionet janë në këmbë për tu’ ardhur në ndihmë familjeve.

“Situata është e vështirë po ne do mundohemi që me ekipet tona të jemi në gatishmëri që të vlerësohet dhe të shmaget rreziku i shembjes së banesave. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Ne jemi në këmbë të gjithë për të bërë të mundur që qytetarët ta kalojnë sa më lehtë këtë fatkeqësi natyrore”. /abcnews.al