Spiropali: Pjesëtarët e çetës së rubla-çorbës të gatshëm të bëhen edhe me djallin kundër Shqipërisë

schedule13:21 - 9 Nëntor, 2022

schedule 13:21 - 9 Nëntor, 2022

Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend tha se opozita është e marrë peng nga një person i vetëm, duke iu referuar Sali Berishës. Sipas saj, opozita ka marrë yrysh vetëm për të goditur stabilitetin dhe për të përdorur krizën që ka goditur botën për të kundërshtuar mazhorancën.

Ministrja theksoi se vendi tani, në kohën e luftës ka nevojë për një qeverisje të qëndrueshme dhe partneritet ndërkombëtar të fortë.

Spiropali: Ne nuk biem dakord për asgjë. Kultura e kundërshtimit është aq e ngulitur sa nuk arrijmë dot të diskutojmë. Nuk shërben si mundësi për të parë të njëjtin realitet. Kjo ndodh sepse një pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Ka probleme në Shqipëri? Padyshim. A është vendi më i mirë se dje? Padyshim që po. Botja dhe rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh. kjo kohë kërkon qeverisje të qëndrueshëm dhe partneritet të rëndësishëm ndërkombëtar. Opozita është e marrë peng nga një individ me yrysh për të goditur stabilitetin dhe për të përdorur krizën që ka goditur gjithë botën. Pjesëtarët e çetës së rubla çorbës janë të gatshëm të bëhen edhe me djallin kundër Shqipërisë. Për atë që do të sjellë e ardhmja dhe e tashmja ne kemi skicuar një buxhet rezistence. Inflacioni është në nivele që dukeshin të tejkaluara dhe nuk janë parë që prej çerek shekulli.ne jemi votuar jo vetëm për të qeverisur në ditë në mbara, por suksesi i një qeverisjeje duhet parë nga elasticiteti që përballon krizat.

/Abcnews.al/