“Të gatshëm që në aleancë me ta të nisim reformimin e universiteteve”. Kështu u shpreh në studion e Mbrëmje ABC News deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila tregoi gatishmërinë e qeverisë për të përgjysmuar dhe zeruar tarfifat.
“Nuk besojmë as te ultimatumi, as te mbyllja e syve e veshëve të qeverisë. Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe morale që të përgjigjet dhe është përgjigur. Ne nuk kemi mbyllur sytë. Ata janë të gatshëm të diskutojnë dhe ka zëra brenda protestës që e refuzojnë këtë dialog”.
Për Spiropalin klithma e studentëve është për arsimin cilësor.
“Është dhënë përgjigjia që ato kërkesa janë plotësuar, kryeministri ka dalë dhe ka folur jo vetëm për konviktet që ka plan tërësor konstruksioni, por ka thënë që kjo nuk është çështje konviktesh e tarifash, klithma e trye nuk ka të bëjë me këtë, por për një sistem cilësor. Aty nuk ka as këkrim shkencor, as marrje në punë në bazë të kritereve. Aty nuk ka kushte që duhet të kishtë nje universitet. Investimet që bëhen në universitete e fakultete edhe pse buxheti për arsimin e lartë janë rritur, puna është çfarë bëjnë me lirinë e tyre”.
E pyetur nga Milori nëse qeveria ka një ëprgjigje akute për të qetësuar të rinjtë studentë, Spiropali tha se qeveria i ka të gjitha zgjidhjet në tryezë, pasi janë dy palë që kanë të njëtin interes.
“Ne i kemi të gjitha zgjidhjet në tryezë dhe ne nuk jemi as Izraeli e Palestina që nuk ulemi në tryezë as nuk jemi organizatë terroriste, por jemi dy palë që kanë të njëjtin interes”.
Deputetja socialiste u bëri apel studentëve që të mos përdoren si masha nga partitë politike, pasi sipas saj ata janë ngritur për një arsim cilësor që diploma e tyre duhet të vlejë.
“Ne në universitete jemi në opozitë se aty janë çerdhe të atyre partive që derdhin lot krokodili për t’ua marrë protestën. Studentët nuk duhen në ansjë mënyrë të përdoren si masha për të krijuar konflikte dhe të mos marrin zgjidhje. Qeveria sëbashku me studentët të japin një zgjidhje në tryezë. Të gatshëm për të ulur tarifat 50%, zerimi për ata që nuk kanë mundësi financiare për ta paguar. Janë ngritur për arsim cilësor sepse diploma e tyre duhet të vlejë”. /abcnews.al