Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

‘Spiropali’, “ Elita politike në PS, me afat të kaluar skadence”, Minxhozi: Një parti moderne nuk flet me ‘kërcënime’

schedule20:58 - 29 Prill, 2026

schedule 20:58 - 29 Prill, 2026

Analisti Skënder Minxhozi tha në Real Story se deklaratat dhe incidenti me Spiropalin tregojnë probleme të theksuara të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste.

Sipas tij, mënyra e komunikimit dhe kërcënimet për përjashtim brenda partisë nuk janë tipike për një forcë moderne politike. Minxhozi shton se reagimet ndaj Spiropalit dëshmojnë një krizë të brendshme dhe një elitë politike që ka tejkaluar “datën e skadencës”.

“Spiropali dhe politikat e saj tregojnë se në PS ka një problem të madh të demokracisë së brendshme, sepse atë që e ke vënë kryetar Kuvendi dhe ministër të Jashtëm nuk mund ta kërcënosh për ta nxjerrë jashtë, duke thënë se “të nxora jashtë” ose “të përjashtova”.



Një parti moderne nuk flet me këto fraza dhe nuk del nga goja e kryetarit. Dikur Rama thoshte se do të lejojmë edhe fraksionet, por ajo kohë është tërhequr. Incidenti i Spiropalit ka dy anë të medaljes: Spiropali po flet pasi ka ikur ose e kanë hequr dhe, në momentin që po flet, përgjigjja që ka marrë është shenjë e një krize të demokracisë së brendshme në PS, që është tipar dallues i kësaj elite që ka kaluar datën e skadencës.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!