Spiropali-Berishës: Sali nuk ke faj që flet për prokurorë dhe vrasje, pasi SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu

schedule20:37 - 9 Maj, 2022

schedule 20:37 - 9 Maj, 2022

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka replikuar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit, i cili i kërkoi SPAK që të hapë tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama.

Spiropali tha se Berisha ka të drejtë që flet sot, pasi SPAK po hesht ndaj vrasjeve dhe korrupsionit të madh që ndodhi gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit.
Sipas saj sot vetëm SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve nga Sali Berisha.

Sali t’i nuk ke faj që flet për prokurorë, vrasje, grabitje përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë por me armën ngrehur, përndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që ende nuk jep llogari. Korrupsioni jot lemerit nga boronicat e Gërdecit tek kompleksi “Partizani” i dhëndrit, ti e bën mirë viktimën, përdersa SPAK-u nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve. Dua ta them këtu edhe pse me keqardhje, se është kjo shumicë që e ka mbështetur fuqimisht Reformën në Drejtësi, kur hu dilnit në rrugë pikërisht sepse Reforma në Drejtësi kërkonte vota në Kuvend. Ju i bënit presion politikës dhe drejtësisë. Ti bën mirë që e përqesh SPAK-un e dhe quan SKAP përderisa s’të ka kapur dhe të të çojë në të vetmen karrige ku duhet të japësh llogari. Ti thua se Edi Rama po i bën presion SPAKU-ut se ka frikë nga ty politikisht, po ku ka rivalë më të mirë se ty. Rama nuk mund të gjente dot sot një rival më të damkosur se ty. Po të ishte për Ramën dhe PS kandidatura jote do ishte më mirë se asgjëja, të dalësh dhe të kundërmosh siç ke bërë për 31 vite. Ne jemi ndryshe dhe duam t’ia heqim këtë erë politikës shqiptare”, tha Spiropali.

/T.H/Abcnews.al/