“Spiderman-i” çmendet në supermarket, fillon të godasë punonjësit ashpër

schedule11:42 - 7 Mars, 2023

schedule 11:42 - 7 Mars, 2023

Një person i veshur si Spider-Man, goditi me shkelma dhe grushta  punonjësit në supermarket, duke lënë njeren prej tyre pa ndenja. Josh McDonald, 33 vjeç, shkaktoi zemërim tek qindra mijëra persona kur videoja u postua në rrjetet sociale.

McDonald ishte pjesë e një grupi superheronjsh që përfshinin gjithashtu Ali-G, Batman, Kësulëkuqen dhe një boksier amator.

Sipas Daily Mail, McDonald fitoi një sërë ndeshje të arteve marciale pas stërvitjes në Akademinë e Arteve Marciale Black Dragon pranë shtëpisë së tij në Northampton.

Ai mburrej shpesh se ishte pretendent për ‘kampionatin botëror të kikboksit Iska’ në vitin 2016 në Shtutgart të Gjermanisë.

Ëndrrat e McDonald-it për të qënë një yll sportiv tani janë shkatërruar pasi ai dhe katër të tjerë pranuan përfshirjen e tyre në sulmin e dhunshëm në Asda në Clapham Junction, në jug të Londrës, një mbrëmje në korrik 2021.

Ajo që ishte cilësuar si një marifet argëtues u bë gjithnjë e më i dhunshëm, me shumë staf të Asda-s që përfunduan të rrahur me shufra metalike.

/abcnews.al