“Spekulime për Messin! Griezmann? Kur e aktivizoj më pyesni për Ansu Fatin”

schedule13:39 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:39 - 4 Korrik, 2020

Quiquen Setien, trajneri i Barcelonës, ka dalë para medieve në prag të ndeshjes së nesërme me Villareal. Tekniku ka folur për tema të ndryshme, por ato që kanë pasur më shumë interesa këtë periudhë janë e ardhmja e Leo Messit dhe situata me Antoine Griezmann.

MESSI – “Nuk mund të spekuloj, nuk kam dëgjuar asgjë prej tij. Ai duket mirë, pjesa tjetër është spekulim dhe nuk dua të futem në diskutime të tilla. Po stërvitet mirë dhe flasim për ato gjëra që duhet, jo më shumë. Ai është i vetëdijshëm çfarë duhet të bëjë në çdo moment të ndeshjes dhe nuk ndikohet aspak nga mosha. E shoh atë gjithmonë njëlloj”.

FRANCEZI – “Griezmann është mirë, nuk kam folur me të. Ai është profesionist dhe një lojtar që e kupton plotësisht këtë situatë, siç ka bërë edhe në të shkuarën. Është një djalë i jashtëzakonshëm dhe nuk do të ndikojë tek ai kur të aktivizohet sërish. Ai është shumë pozitiv dhe besojmë tek ai. Bëhet fjalët një lojtar të shkëlqyeshëm dhe shumë të rëndësishëm për klubin dhe ekipin.

Nëse ai luan, ju më pyesni pse nuk luan Ansu Fati. Nuk mund të luajnë të gjithë. Unë vendos sipas kritereve të mia E kam parasysh hierarkinë, por në një klub si Barcelona që ka kaq shumë lojtarë të shkëlqyeshëm, jo të gjithë do të mund të luajnë. E di se zemërohen, por jo të gjithë mund të futen në fushë. Vendimet janë të miat dhe i marr unë përgjegjësitë”. / abcnews.al