Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh pyjor që përfshiu provincën e Almerías, në jug të Spanjës.
Flakët shpërthyen një ditë më parë në komunën e Los Gallardos, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke shkaktuar pasoja të rënda.
Burime të qeverisë u kanë bërë të ditur mediave lokale se bilanci i viktimave është ende paraprak dhe mund të ndryshojë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimit të situatës vijojnë.
Dozen people killed in southern Spain wildfire, officials said. pic.twitter.com/bzspEfINem
— Open Source Intel (@Osint613) July 10, 2026
Ministri i Presidencës, Shëndetësisë dhe Emergjencave i Andaluzisë, Antonio Sanz, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi të paprecedentë”, duke theksuar se autoritetet janë të angazhuara maksimalisht për të vënë nën kontroll flakët.
Aktualisht, rreth 150 efektivë dhe katër automjete zjarrfikëse janë të përfshirë në operacionet për shuarjen e zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.



