Spanjë/ Gjykata Kushtetuese pezullon emërimin e Puigdemont për drejtimin e Katalonjës

schedule14:10 - 28 Janar, 2018

schedule 14:10 - 28 Janar, 2018

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka bllokuar emërimin e Karles Puxhdemon në drejtim të Katalonjës. Në rast se ish-lideri kërkon të zgjidhet duhet të rikthehet nga Belgjika për në Barcelonë. Por nëse kthehet, ai do të arrestohej menjëherë.

Gjykata Kushtetuese spanjolle ka njoftuar se ka pezulluar emërimin e Carles Puigdemont, i cili gjendet në Belgjikë, si president i qeverisë rajonale katalane, duke pranuar ankesën e paraqitur nga qeveria e Madridit.

“Gjykata Kushtetuese njëzëri vendosi që të pezullojë përkohësisht emërimin e Puigdemont, vetëm nëse ai paraqitet personalisht në Parlament, i pajisur me autorizim gjyqësor”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga gjykata në fund të një takimi të gjatë ku morën pjesë 12 gjyqtarë.

Puigdemont u arratis në Belgjikë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë më 27 Tetor. Në ditët në vijim, parlamenti i Barcelonës do të votojë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Aktualisht kandidat i vetëm është ish-lideri Puigdemont, i cili është nominuar nga kryetari i ri i kuvendit rajonal, Terronte. Vendimi i gjykatës është një masë parandaluese në përgjigje të apelit të qeverisë nga kryeministri Mariano Rajoy.

Nuk përjashtohet që Puigdemont në këtë pikë të gjejë rrugën për t’u kthyer në Spanjë dhe të përpiqet të zgjidhet edhe me çmimin e përfundimit në burg, ku po qëndron zëvendësi i tij Oriol Junqueras dhe 7 këshilltarë të tjerë. Por deri më tani Puigedmont nuk ka treguar një predispozitë të madhe për të sakrifikuar dhe ka preferuar të mbetet i sigurt në Belgjikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!