Spanja tejkalon një milion raste të reja me Covid-19

schedule07:38 - 22 Tetor, 2020

schedule 07:38 - 22 Tetor, 2020

Spanja ka regjistruar më shumë se një milion raste me COVID-19, duke u bërë vendi ia parë në Evropën Perëndimore që kalon këtë shifër.

Ministria e Shëndetësisë raporti gjatë 24 orëve 16,973 raste të reja me koronavirus dhe 156 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani Spanja ka regjistruar 1, 005, 295 të prekur me COVID-19.

Evropa ka shënuar një rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të fundit, duke i detyruar qeveritë të vendosin rregulla të reja të rrepta për të parandaluar  përhapjen e virusit./abcnews.al/