Spanja në krizë, shkarkohet trajneri 1 ditë para fillimit të Botërorit

schedule12:17 - 13 Qershor, 2018

schedule 12:17 - 13 Qershor, 2018

Vetëm një ditë larg nisjes së botërorit trajneri i kombëtares spanjolle Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i tij. Federata spanjolle vendosi që pas zyrtarizimit për marrëveshjen mes Real Madridit dhe tashmë ish-trajnerit, ai nuk do të drejtojë më lojtarët spanjollë.

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit të kombëtares, Julen Lopetegui. Ai shtoi se askush nuk ishte në dijeni se tekniku bask kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin, për të drejtuar madrilenët sezonin e ardhshëm.

Trajneri Bask u konfirmua të hënën nga Real Madrid si trajneri i sezonit të ri, në një kohë që Spanja debuton në Botërorin e Rusisë të premten përballë Portugalisë. Edhe pse ende nuk ka një emër zyrtar për zëvendësin e tij, kandidati më i mundshëm është Fernando Hierro së bashku me Selades si zëvendësin e tij, të dy ish-lojtarë të Real Madridit.

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Rubiales shtoi se lojtarët i kishin kërkuar që të mos e shkarkonte trajnerin, por pas një bisede të shkurtër, ata e kishin kuptuar arsyen e këtij vendimi, duke premtuar se do të impenjohin maksimalisht në fushë.

Duke mos dhënë asnjë detaj për emrin e ri të pankinës spanjolle, Rubiales theksoi se nuk do të ketë ndryshime në formacion apo në strukturën e skuadrës e të lojtarëve./abcnews.al