Spanja nderon Penélope Cruz për kontributin në kinema

schedule22:47 - 6 Qershor, 2022

schedule 22:47 - 6 Qershor, 2022

Aktorja e njohur, Penelope Cruz është fituese e “Çmimit kombëtar për kinematografi” në vendin e saj, Spanjë.

Ministria e Kulturës dhe Sporteve të Spanjës njoftoi se çmimi iu dha aktores, duke shpjeguar se në vitin 2021 ajo “pasuroi trashëgiminë kulturore spanjolle me arritjet e saj”.

Gjithashtu u theksua se 48-vjeçarja është shtetasja e parë spanjolle që merr çmimin “Volpi Cup” për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit Italian në Venecia 2021, si dhe është nominuar për Oscar në kategorinë për aktorja më e mirë për herë të katërt.

Kryeministri Pedro Sánchez uroi Cruz menjëherë pas shpalljes së çmimit.

“Ajo është mishërimi i kinemasë, si spanjolle ashtu edhe ndërkombëtare,” shkroi Sánchez në Twitter, duke përmendur “talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe performancat e jashtëzakonshme”.

Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë aktorin Antonio Banderas dhe regjisoren Isabel Coixet./abcnews.al