Ministri i Jashtëm i Spanjës ka deklaruar se vendi i tij mbështet kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.
Jose Manuel Albares tha për Sky News se nuk mund të “gjykojë se cili do të jetë rezultati përfundimtar, por sipas tij ka një vend për Ukrainën në familjen europiane”.
Ai tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është në tryezë tani” pavarësisht se vendi ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u bashkuar me aleancën.
/abcnews.al