U kthyen sërish në majë.
“Furitë e Kuqe” ishin të jashtëzakonshme në 2024, dhe Spanja fitoi përsëri Kampionatin Europian.
Suksesi në Gjermani bëri që ekipi i trajnerit Luis de la Fuente të kalonte pikërisht Gjermaninë, duke pasur 4 trofe kontinentalë ndaj 3 të “pancerëve”, ndërsa teniku kërkon edhe më shumë.
Në një intervistë për median sportive të Madridit, “AS”, njeriu I stolit iberik bëri një panoramë të sukseseve të këtij viti, dhe ambicieve në Ligën e Kombeve dhe në Kupën e Botës.
Sinkron De la Fuente
shumë të mirë dhe të fitonim titullin. Lojtarët ishin protagonistët kryesorë, por edhe ndihmësit e mi patën meritë të madhe. Edhe Liga e Kombeve është një trofe I madh, për mua është po aq I vështirë sa Europiani. Duam të jemi ekipi që për herë të parë ta fitojë dy herë radhazi këtë titull. Gjithsesi, synimi ynë është Botërori, turneu më I madh I futbollit. Duam që në Botëror të jemi edhe më mirë se në Europian”.
De La Fuente udhëhoqi një ekip që vërtet pati fat në çerekfinalen ndaj Gjermanisë, por që luajti futbollin më të bukur, dhe kaloi të gjithë rivalët, përfshi edhe Shqipërinë.
Me yje të rinj si Lamin Jamal e Niko Uilliams, por edhe me Dani Olmon e të tjerët, “Furitë e Kuqe” duken të paracaktuar për të vazhduar me triumfet. /abcnews.al