Spanja kap rekordin e ri me raste të reja brenda ditës, 173 të vdekur

schedule22:18 - 29 Tetor, 2020

schedule 22:18 - 29 Tetor, 2020

Situata e pandemisë është në nivele alarmante në Spanjë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar një rekord të ri ditor me 23,580 raste në 24 orë.

Sipas të dhënave një total prej 1,136,503 njerëz janë infektuar me koronavirusi që nga fillimi i pandemisë .

Ndërkohë, 173 persona kanë humbur jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit të rrezikshëm, duke e çuar numrin e të vdekurve në 35,639.

Deputetët në Spanjë miratuan sot kërkesën e qeverisë për të zgjatur për gjashtë muaj gjendjen emergjente shëndetësore, në mënyrë për të frenuar përhapjen  e Covid-19. g.v/abcnews.al