SPAK sekuestron pasuri të Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës, po ashtu dhe dy kompanitë koncesionare

schedule12:12 - 29 Mars, 2022

schedule 12:12 - 29 Mars, 2022

Disa nga pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe deputetit Alqi Bllako janë sekuestruar nga SPAK. Konkretisht mësohet se SPAK ka sekuestruar 4 prona të paluajtshme dhe një llogari prej më shumë se 146 mln lekë të përfituar nga koncesionari i Fierit, të ish ministrit Koka.

Ndërsa Bllakos, i sekuestrohet një apartament.  Sekuestro është vendosur edhe ndaj shoqërive koncesionare.

“Gjithashtu, me vendimin nr.134, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

  • Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të
  • Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të
  • Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
  • Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2022 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Sabina Cenameri, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë. Gjithashtu po kryhen veprimet për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive të sekuestruara.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

“, thotë SPAK.

Prokuroria Anti-Korrupsion, SPAK, do të kërkojë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, pasi emri i tij del në hetimet për aferën e inceneratorit të Fierit.

Në njoftimin zyrtar të SPAK, për Alqi Bllakon thuhet se “nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

Nga hetimet e deritanishme të SPAK, ka rezultuar se Alqi Bllako, kur mbante detyrën e ish-Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ka paraqitur dokumente të falsifikuara për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit.
/abcnews.al/