SPAK nis hetimet, sekuestron dokumentat në Bashkinë e Tiranës

schedule09:20 - 21 Maj, 2020

schedule 09:20 - 21 Maj, 2020

Edvin Kondili është prokurori që do të hetoj kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në SPAK, i cili zyrtarisht ka nisur hetimet.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC News, prokurori Kondili ka sekuestruar dokumentet e procedurës së ndjekur për kompaninë fituese.

Janë dy kallëzime të Aleancës të bëra në SPAK, për të cilat ka filluar hetim i përbashkët.

Hetimi sipas burimeve nuk po bëhet për emra konkret, siç e ka cilësuar AMT, por kryesisht për Bashkinë Tiranë.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen  e Teatrit kërkon nisjen sa më parë të hetimeve për:

1-Marrjen e masës sekuestro preventive për truallin ku ka qenë Teatri Kombëtar si dhe gjithë punimeve në vazhdim deri në zbardhjen e çështjes.

2-Marrjen e masës “Arrest në burg”, për kryebashkiakun Erion Veliaj për “shperdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që kryejnë funksione publike”.

3-Marrjen e masës “Arrest në burg” edhe për nënkryetarin e bashkisë Arbian Mazniku për po të njëjtat vepra penale.

LEXO edhe: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paditi Veliajn, SPAK nis hetimet

LEXO edhe: Aleanca për Teatrin padit inxhinierët që firmosën shembjen: Nuk e kanë parë nga afër godinën

Aleanca depozitoi më 6 maj në Prokurorinë e Posaçme padinë ndaj Veliajt, duke e akuzuar këtë të fundit për “shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajti një protestë në orën 11:00 përpara godinës së SPAK per inkurajimin e kësaj të fundit për tu  marrë me këtë çështje./abcnews.al