SPAK “ngre në këmbë” Policinë, FNSH dhe RENEA, lëshohen mbi 40 urdhër arreste

schedule08:49 - 17 Maj, 2024

schedule 08:49 - 17 Maj, 2024

SHQIPËRI- ABC News mëson detaje të reja në lidhje me aksioni masiv kombëtar të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, FNSH, RENEA dhe Forcat Operacionale.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se janë lëshuar mbi 40 fletë arreste nga SPAK në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Lezhën, Vlorën dhe Durrësin.

Raportohet se kontrollet janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.  Leonard dhe Elis Duka akuzohen për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.

Në Fushë Krujë është kontrolluar banesa e Albert Zajës në fshatin Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Në Vlorë janë kontrolluar po ashtu disa banesa. Kontrollet  janë kryer prej orëve të para të mëngjesit për persona të shpallur ne kërkim ose me precedentë penalë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!