TIRANË- SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste për disa perona, mes tyre emra të njohur. Gazetarët e ABC News raportojnë se është arrestuar ish-drejtuesi i policisë Tiranë Erzen Breçani, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij.
Operacioni është zhvilluar nga SPAK pas komunikimeve të zbuluara në rrjetin “Sky”. Ish-funksionari i lartë i Policisë së kryeqytetit, Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash./abcnews.al