“SPAK mbështetet nga shqiptarët”/ Gjikondi: Arrestimi i Veliajt ka ndikuar emocionalisht socialistët, të ruhet qetësia

schedule18:39 - 12 Shkurt, 2025

schedule 18:39 - 12 Shkurt, 2025

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News, foli për arrestimin ndaj Erion Veliajt, seancën për masën e sigurisë, si edhe ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të Veliajt.

Gjatë fjalës së saj, Gjikondi u shpreh se arrestimi i Erion Veliajt ka ndikuar emocionalisht socialistët, duke shtuar se në kushte të tilla është shumë e rëndësishme që të ruhet qetësie.

Ndërsa shtoi SPAK është vlerësuar gjithmonë për punën e bërë dhe se ka marrë mbështetje të madhe nga shqiptarët.

“Në këtë situatë nuk duhet të zëvendësohet përballja me drejtësinë me një luftë emocionale, apo histeri kolektive që heq vëmendjen nga thelbi. Kjo situatë duhet të përballohet me qetësi dhe të mos kishte përfshirje dhe të stafit të bashkisë, dhe ajo që po ndodh këto dy tre ditë e dëmtojnë më shumë të majtën se sa e ndihmojnë. Çdo gjë është fokusuar në një shtrat emocionale të situatës. Sa i takon kësaj çështjes së leje që ka marrë prokurori i çështjes, mendoj që është gjykata e Apelit që e shqyrton. Kjo situatë emocionale e analizimit apo të bërit gjyqtarë prokuror të politikanëve e dëmtojnë të majtën për kontributin që ka dhënë për drejtësinë. E shoh edhe tek qasja e kryeministrit Rama. Nuk kemi tagrin të flasim për prova apo përfshirje, sa më shumë ndërhyjmë aq më shumë e dëmtojnë, jo vetëm interesin e PS, por edhe të gjithë shqiptarëve. Jo më larg se dje në të gjitha analizat që janë bërë standardi i korrupsionit ka rënë dhe kjo falë SPAK.

Do të ishte më me vend që zoti Veliaj të bënte një hap mbrapa, të mos fuste në kolaps të gjithë të majtën dhe mbështetësit e saj, por edhe shqiptarët që aspirojnë tek drejtësia e re. Unë jam e bindur që Berisha nuk fiton zgjedhjet, për modelin agresiv që ka pasur edhe ndaj qasjes së institucioneve. Pra e rithem që në këtë situatë, mazhoranca do të duhej të ruante qetësinë.  Pra sa kohë ka analiza, ka prova, mund të shkohet edhe në Strasburg, siç u bë me 21 janarit. Nuk mbaron burimi i shpresës dhe i të pasurit drejtësi në rast se vërtet mendon se je i pafajshëm. Mungesa e qetësisë e pengon shumë të majtën shqiptare.

Një forcë politike duhet të ketë një filozofi të qartë dhe nuk duhet të kompromentojë për askënd. Pres më shumë qetësi nga zoti Rama, do të ishte më mirë të ketë sa më pak emocione dhe pritje për drejtësinë që nuk vonon nëse je i rregullt. Patjetër që parlamenti e votoi reformën në drejtësisë dhe ka qenë e suksesshme. Ato që po ndodhin janë një lajm shumë i madh. Për herë të parë drejtësia është e sulmuar nga politika. SPAK është institucioni më me mbështetje mbarëpopullore, nga të gjithë shqiptarët. Ndryshe nga politika SPAK flet me dokumentacion. Kanë hyrë në biografi të prokurorëve, e gjyqtarëve, kjo nuk ndodh. Kjo mënyrë emocionale e këtyre ditëve ka dëmtuar qasjen dhe mund të krijohet një hendek real”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!