Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK kërkon “arrest në burg” për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, për përplasjen me armë në Bushat

schedule14:18 - 19 Shkurt, 2025

schedule 14:18 - 19 Shkurt, 2025

Një ditë pasi reparti special RENEA ndërhyre në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 23 gusht të vitit 2024,  ku pati një shkëmbim zjarri dhe u qëllua në drejtim të një audit të blinduar në fshatin Rranxë të Bushatit.

Për këtë ngjarje SPAK sqaron se ka lëshuar 4 urdhër arresti me burg, konkretisht për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin, Franko Leka për veprat penale,  “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje“, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake“, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Ndërkohë Andrea Prendi, dyshohet për veprat penale,  “Vrasje me dashje“, e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“.



Nga hetimet e SPAK,  rezulton se më 23. Gusht.2024, rreth orës 17.00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica,  Samuel Troshani dhe Franko Leka bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Andrea Prendit, dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga  Andrea Prendit.

Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri.  Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.

Gjatë aksionit të RENEAS, Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit I është komunikuar masa e sigurisë në burg, për shkak se janë arrestuar për një tjetër ngjarje kriminale, ndërsa u shpallën në kërkim personat nën hetim Franko Leka. dhe Andrea Prendi.

Gjithashtu, SPAK sqaron se është ushtruar kontroll në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim, ku mund të gjenden prova për ngjarje që po hetohen nga SPAK, siç është ajo e masakrës së Dobraçit me 4 viktima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!