Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK i mbyll derën politikës dhe “lajmeve” / Kreu Braho: Ka pasur rrjedhje, por nuk do të lejohen më

schedule18:41 - 15 Korrik, 2026

schedule 18:41 - 15 Korrik, 2026

Pa komentuar asnjë prej ccështjeve nën hetim apo gjykim, kreu i SPAK, Klodian Braho u shfaq i distancuar nga pyetjet politike duke garantuar se Prokuroria e Posaccme nuk ka asnjë standard të dyfishtë për qeverinë apo opozitën.

“Nuk komentoj asnje ccështje konkrete. Unë nuk shoh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës. Mendoj se ky është një perceptim. Por ne nuk nisemi në perceptime, por atë që ka në dosje, provat!”

Si kreu i ri i SPAK, Klodian Braho pranoi se ka patur rrjedhje të sekretit hetimor nga vetë prokurorë të posaccëm per dosje hetimore, por ndaj të cilëve nuk është marrë asnjë masa disiplinore. Për emra dhe raste u tregua diskret.



“Komunikimi me median vetem nepermjet koordinatorit per median. Kush e kryen ndryshe, mban pergjegjesi disiplinore, kushdo qe  nxjerr info secret hetimor, pjes e grupit te hetimit, kryen veper penale. Skemi procedim disiplinor per kete periudhe. Ka patur raste, por smund te jap shpjegime ne lidhje me keto.”Braho siguroi se organika prej 20 prokurorësh të SPAK është e mjaftueshme për të përballuar dosjet e mbartura dhe ato të reja. Kërkoi vetëm shtim të hetuesve të BKH.

“Janë rreth 30 çështje për prokuror, mendoj se është i mjaftueshëm. Për të trajtuar çështjet dhe strategjinë e çështjeve të vjetra.

Ajo që vlerësoj unë bashkë me kolegët dhe drejtorin e BKH, duhet të bëjmë dallimin që ka rolin e prokurorit dhe hetuesit, për shkak të mungesës së burimeve, prokurori ka qenë edhe prokuror edhe hetues, duhet ti japim kompetenca hetuesit. Ne jemi mbikqyrës, kontrollues dhe miratues, por hetimin e vërtetë e bën BKH.

Duhet rritur numri në BKH dhe rritja e shpejtësisë dhe kapaciteteve. Do shohim si do shihet puna në vijim, dhe do kemi një qëndrim tjetër. Do të hapim së shpejti thirrjen e konkurrimit për 40 hetues të BKH”

Në komisionin për mbikqyrjen parlamentare, u prezantua dhe një projektrezolutë me një sërë rekomandimesh që iu lanë SPAK për këtë vit, duke filluar me mbylljen dhe dorëzimin e raportit për krimet zgjedhore të 2025, rishikimin e rregullave për garën për drejtuesin e BKH, garantimin e të drejtave të njeriut në ccështjet hetimore me interest ë lartë publik apo vijimin e qëndrueshmërisë së hetimeve kryesisht në nivele të larta. Në parim, nuk pati zë kundra projektrezolutës, deputetë të majtë e të djathtë votuan pro projektrezolutës për SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!