Anglia ia doli të kualifikohet në një finale Europiani për herë të parë në histori. “Tre Luanët” do të sfidojnë Italinë për trofeun e madh, duel që do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës, të dielën (11 korrik, 21:00).
Gareth Southgate mendon se ka ardhur momenti për fitore. Në prononcimin e dhënë për Sky Sport, trajneri i Anglisë ndalet tek ekipi kundërshtar dhe karikon skuadrën e tij përpara finales së madhe.
“E kam ndjekur nga afër Italinë në dy vitet e fundit, e di mirë se çfarë pune ka zhvilluar Roberto Mancini. E di që u zhgënjyen shumë që nuk u kualifikuan në Botërorin e vitit 2018.
?? Roberto Mancini OR Gareth Southgate ???????: who’ll lift the EURO 2020 trophy? ?#EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 8, 2021
Kombëtarja italiane është shumë e përgatitur taktikisht, por ka edhe një stil të ndryshëm loje nga ai i zakonshmi ose nga stili i skuadrave italiane që shihja kur isha i vogël.
Në finale kanë mbërritur dy skuadrat më të mira, kupën do e fitojë kush do të luajë më mirë futboll“, deklaron Southgate, i cili karikon edhe te djemtë e tij. Faktin që ndeshja do të zhvillohet në Londër nuk e sheh si presion, përkundrazi.
“Ne duhet të bëjmë një rrugë të gjatë për t’u parë si një komb futbolli i barabartë me Italinë. Ata janë një kombëtare plot histori, një kombëtare që ndoshta ka rekordet më të mira në Evropë.
Kanë një grup me lojtarë cilësorë dhe një trajner të shkëlqyer. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Të luash në finale e ke detyrim fitoren. Tifozët janë të lumtur me rrugëtimin tonë, por nuk mendojmë se kemi arritur diçka.
? The EURO 2020 final is set!
?????????? Italy versus England at Wembley Stadium on Sunday ?
Who is lifting the ?❓#EURO2020 pic.twitter.com/tYSEzNjAkI
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 7, 2021
Tani duhet të fitojmë, kjo duhet të jetë bindja dhe ambicia jonë. Jemi shumë të ngazëllyer që po përgatitemi të luajmë një finale Europiani. Ne jemi të vetëdijshëm se ky ka qenë një udhëtim i pabesueshëm për vendin tonë, por në finale luhet vetëm për fitore.
Wembley është special, një vend që gjithashtu kërkon shumë. Tifozët na kanë dhuruar energji fantastike në dy ndeshjet e fundit. Do të ketë edhe tifozë italianë, kështu që atmosfera do të jetë edhe më e bukur.
Presion? Nuk kemi fare, të luash në shtëpi është pozitive dhe privilegj. Na pëlqeu edhe që luajtëm në Romë, luajtëm në një stadium të mrekullueshëm. Pastaj kthimi në Wembley është akoma edhe më i shkëlqyer“, përfundoi Southgate. /abcnews.al