Mbrëmjen e nesërme Anglia luan një ndeshje historikë: finalen e parë të një Kampionati Europian dhe më në fund ka shansin “të kthejë futbollin në shtëpi”. Para sfidës në konferencë për mediet foli trajneri Gareth Southgate.
“Letra e mbretëreshës? Ishte bukur të marrësh një letër nga ajo dhe Kryeministri, është mirënjohje për ne. Banorët e fshatrave përreth Parkut të Shën Gjergjit dolën për të na mirëpritur, kjo na bëri të kuptojmë se çfarë po ndodh jashtë “flluskës”. Por tani jemi në finale dhe jemi këtu për të fituar: duam ta lëmë këtë si një trashëgimi, të shkojmë në shtëpi me Kupën në dorë.
Jemi gati, jemi të përgatitur taktikisht. Ata janë mësuar të luajnë të tilla. Duam të bëjmë diçka të rëndësishme, unike. Ky është momenti ynë, çfarë ka ndodhur në të kaluarën nuk është e rëndësishme. Nuk do doja ta dëgjoja asnjëherë shprehjen “Futbolli po vjen në shtëpi” sepse më ka lënduar për 15 vite rresht. Por është humor anglez, asgjë fyese apo arrogante.
A do e fërshëllejnë himnin? Nuk besoj se kjo do i frikësonte italianët. Është e rëndësishme që tifozët të mos e bëjnë këtë. Para kësaj ndeshje jemi të qetë, e bëmë këtë edhe përballë kritikave pas Skocisë. I kemi duruar dhe jemi përballur me kritikat. Kur stërvit një ekip, duhet të përqendrohesh më shumë te skuadra jote dhe më pas te dobësitë e rivalit.
Italia ka një trajner me eksperiencë, lojtarë cilësorë dhe një rekord. Por lojtarët tanë tashmë kanë përballuar lojtarë si Kroos apo Modric. Ne kemi lojën tonë dhe pikat tona të forta. Foden? Do bëjë një kontroll këtë mbrëmje me mjekët tanë. Problemi i tij nuk duket serioz, por nëse nuk do jetë në gjendje, do e lëmë jashtë skuadrës.
Unë pa stafin nuk do kisha mbërritur këtu. Falë mbështetjes së tyre, informacionit të tyre jemi këtu. Dhe sigurisht kam lojtarë të shkëlqyer. Ata janë të motivuar dhe një grup unik. Mesfusha? Declan (Rice) dhe Kalvin (Philips) janë përshtatur shumë mirë me ndeshjet. Ata kanë luajtur ndaj mesfushorëve të shkëlqyer në këtë turne dhe ne i besojmë 100%. Kjo është arsyeja përse i kemi thirrur”, tha Southgate. /abcnews.al