Sot u shpall në kërkim, kur Iliri kërcënonte vrasësit e vëllait të tij Admir Murataj: Po si gjeti policia, do t’i gjejmë ne

schedule17:51 - 21 Prill, 2022

schedule 17:51 - 21 Prill, 2022

Ilir Murataj alias Cen Murataj, i cili është shpallur ditën e enjte në kërkim nga policia e Tropojës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur armë luftarake dhe municione.

53-vjeçari nga Tropoja nuk është një emër i panjohur. Për herë të parë ai u bë publik kur priste në prill të vitit 2019-të para mjekësisë ligjore trupin e vëllait të tij Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së parave në Rinas.

Në atë kohë 53-vjeçari Ilir Murataj, hodhi dyshime të forta se vëllai i tij Admiri mund të mos ishte ekzekutuar nga policia por nga vetë shokët e tij, për të cilët shtoi se dhe e kishin lënë në rrugë.

Madje në atë kohë Ilir tha se në rast se vrasësit e vëllait të tij apo dhe shokët e tij që braktisën dhe e lanë në rrugë nuk do i gjente policia, do i gjente ai vetë.

“Unë flas gjithmonë për hetime që i kam ndjek, i kam pa. Kam qenë person në hetim, kam qenë në dijeni të dosjes. Kam pa të gjitha seancat gjyqësore për grupin e  grabitjes, por asnjëherë nuk kam pa një detaj ku ta gjej veten një akuzë. Biznes, shtëpi, familje, arrestime, bujë, televizori, nuk e imagjinoja as vetë. E tashmja çik afër realitetit. E shohim një vëlla të gjithë flasin për një vëlla u vra, e vranë, e hodhën e bënë. Jemi mundu të mbajmë ritmin e qetësisë, kurse te policia kam kërkuar sqarime që nga data 14 shkurt 2017 në përplasje të përbashkët me policinë”, deklaronte në  vitin 2919-të Ilir Murataj.

Gjithashtu Murataj në atë kohë do të deklaronte se nuk do të bëhej në asnjë moment bashkëpunëtor me policinë, ndërsa theksonte se për momentin po “qanin hallet” p[as vrasjes së vëllait të tij Admiri8t.

Në atë kohë edhe Ilir Murataj dhe vëllai tjetër i tij ishin nën akuzë nga policia, pqër grabitjen e parave në Rinas ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!