Sot shorti i Kupës së Shqipërisë, përcaktohen datat e gjysmëfinaleve dhe finalja e madhe

schedule10:09 - 30 Mars, 2023

schedule 10:09 - 30 Mars, 2023

FSHF do të hedhë sot shortin për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërsië për sezonin 2022/2023. Ky short do të nisë na ora 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

Katër klubet e kualifikuara në këtë fazë janë Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Teuta. Shorti do të përcaktojë dy çiftet të cilat do të ndeshen me njëra tjetrën në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.

Vllaznia është kampionia në fuqi me dy finalet e fundit të fituara në Kupën e Shqipërisë, ku në total numëron 8 të tilla. Tirana më pas është ajo që mban rekordin në këtë kompeticion, me 16 herë fituese të Kupës së Shqipërisë. Teuta e ka fituar në total 4 herë, ndërsa Egnatia nuk e ka ende këtë trofe./ h.ll/abcnews.al