Ndërsa krerët e NATO-s janë mbledhur sot për të diskutuar ndihmën për Ukrainën, forcat ruse besohet se kanë nisur sulmet e hershme të një ofensive të re. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 7 civilë.
Në rajonin Kherson, dy civilë u vranë dhe tre u plagosën, tha administrata rajonale në Telegram. Trupat rusë bombarduan qytete dhe fshatra të kontrolluara nga ukrainas 54 herë duke përdorur MRLS, tanke dhe mortaja.
Qyteti i Khersonit, shtëpia e 289,000 ukrainasve u sulmua 13 herë. Në Donetsk në lindje të Ukrainës, një civil u vra dhe tre u plagosën, tha kreu rajonal Pavlo Kyrylenko në Telegram.
Në rajonin e Dnipropetrovsk qyteti i katërt më i madh i Ukrainës, një civil u plagos në Nikopol.
/abcnews.al