Sot protesta  e opozitës, Basha një muaj thirrje shqiptarëve

schedule09:04 - 27 Janar, 2018

schedule 09:04 - 27 Janar, 2018

Pas mbi një muaji thirrje për protestë opozita pret sot qytetarët në bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 12:00 në atë që Lulzim Basha quan protestë qytetare dhe popullore kundër paligjshmërisë. Prej fundit të dhjetorit 2017 kryedemokrati Basha ka nisur takimet me qytetarët, të cilët i fton të ngrenë zërin për problemet që kanë. Ekonomia e shkatërruar, mungesa e vendeve të punës, krimi që ka pushtuar zyrat shtetërore dhe standardi i dyfishtë i kësaj qeverie që sipas opozitës mbron kriminelët me imunitet politik dhe burgos qytetarët se nuk kanë të paguajnë drita dhe ujë. Është një aksion shumë dimensional ky i opozitës pjesë e së cilës është eështë protesta e sotme.

Proces që mund të thuhet se lindi me protestën e dhjetorit jashtë parlamentit, teksa në sallën plenare zgjidhej me votat e mazhorancës prokurorja e përgjithshme e përkohshme, në shkelje flagrante të Kushtetutës, si argumenton PD. Deputetët e Partise Demokratike me në krye Lulzim Bashen sot kanë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

Kusht është pikërisht risjellja e jetës parlamentare në binarët kushtetues dhe kjo për demokratët nis me ndryshimet kushtetuese dhe ligjin, te depozituara tashmë pranë Kuvendit të Shqipërisë me firmat e 55 deputetëve opozitarë. Ndryshime kushtetuese të cilat kërkojnë zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm edhe njëherë. Vetëm këtë rast, sipas amendamenteve të demokratëve, lista me kandidat të përpilohet nga një organ i drejtësisë, siç është Gjykata Kushtetuese, por gjithashtu specifikimi i votimit të prokurorit të ri të përkohshëm me 3/5 e votave në parlament, pra 84 vota në total, ndryshe nga 69 vota me të cilat u zgjodh zonja Arta Marku.

Edhe pse reagimi i socialistëve mbi këto ndryshime kushtetuese dhe ligjore deri më tani ka qenë mohim kategorik i nevojës për të rishikuar ligjet, opozita do të ndjekë proceduren që i mundëson ligji dhe kushtetuta. Por deri në hyrjen e propozimeve të PD në kalendarin tre-javor të punimeve të Kuvendit, opozita vijon me aksionin e saj që këtë 27 Janar është pikërisht protesta.

Masiviteti i saj eshte njoftuar nga kreu demokrat Basha se do te jete edhe mesazhi me i qarte per qeverine e Edi Rames. Protesta eshte lajmeruar se do te jete paqesore. Lulzim Basha ka thene per mediat vetem nje dite me pare ne perfundim te takimit qe zhvilloi me aleatet parlamentar ne seline blu, se do te vije ne proteste sebashku me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat, garanci kjo se kreu i demokrateve i therret qytetaret te ngrene zerin dhe te revoltohen me mjete demokratike dhe pa dhune. Marredhenia e kesaj qeverie me qytetaret ka ndryshuar – deklaroi nje dite me pare Lulzim Bsha, i cili thirrjen per proteste prej nje muaji ia drejton cdo qytetari qe ka nje hall, nje padrejtesi te ushtruar ndaj tyre, te ngrene zerin te bashkuar.

Mesohet se protestuesit do te mbajne pankarta ne duar, nje prej te cilave shfaq kreun e ekzekutivit pas hekurave te burgut.

Lulzim Basha do te niset prej selise blu i shoqeruar nga familja e tij, aleate, deputet dhe mbeshtetes te partise demokratike, per t’iu drejtuar bulevardit Deshmoret e Kombit dhe per tu instaluar peroara Kryeministrise. Deri me tani mesohet se leja nga forcat e rendit per protesten eshte 4 ore. Duke marre parasysh se protesta eshte vetem nje faqe e aksionig opozitar te nisur nga Lulzim Basha, zgjatja e kesaj proteste ne kohe nuk duket skenari me i mundshem./abcnews.al