Sot në modë, “barnavekët” antikë ruhen në muzeun e Shkodrës

schedule15:32 - 27 Mars, 2022

schedule 15:32 - 27 Mars, 2022

Jemi mësuar ti shohim si veshje të një kohe të kaluar. I kemi cilësuar si veshje tradicionale, me një ndikim oriental, për shkak të periudhës së sundimit Otoman në këto troje. Por në fakt barnavekët ose shallvaret në perëndim janë përdorur edhe si një lloj mode e lartë duke filluar nga Franca dhe Italia. Amila Gjyrezi Drejtore e Muzeut Historik të Shkodrës jep më shumë detaje rreth tipologjisë së kësaj veshje.

Amila Gjyrezi: Fondi i etnografisë ka të pakën 18 barnavekë me të gjithë aksesorët, janë të modeleve të ndryshe, të tekstileve të ndryshme. Barnavekë apo siç quhen ndryshe harem pants. Barnavekët hynë nga vendet e lindjes, si orgjinë e kanë nga Arabia, dhe Persia.

Në Shkodër përdoreshin nga gratë myslimane dhe katolike, por me dallime të shumta mes feve.

Amila Gjurezi: Shkodra është specifikë e veçantë, kjo tipologji veshje po përdoret në vende të ndryshme. ndryshe i kanë vesh gratë katolike, ndryshe ato myslimane. ka dimërore dhe verore. gratë e moshuara, vajzat e reja, gratë e martuara, ku shkonin dhe sillnin për pajë dhe barnavekët ishin pjesë e rëndësishme e Pajës.

Barnavekët kanë qenë veshje të zakonshme të grave. Në perëndim kanë hyrë për herë të parë nga Lady Mary Wortley Montagu në vitin 1716, bashkëshortja e ambasadorit Britanik në Stamboll.

Amila Gjyrezi: Barnavekët hynë nga vendet e lindjes, si orgjinë e kanë nga arabia, dhe persia. përdoreshin në fillim nga burrat, pastaj hynë në veshjet e grave orientale. Perëndimi i rimerr për shkak të lidhjeve me lindjen, në vitin 1700, kur gratë e ambasadorëve të parë shkojnë në vendet arabe dhe i risjellin. si terminologji u përdor edhe alaturka, dhe në shumë vende të botës, Francë, Itali, në Angli përdoren me këtë terminologji, por do ti mbetet me harem pants, dhe në periudhën moderne dhe bashkëkohore. u mendua kështu siç ishte dhe fundi i vitin 1800 dhe fillimi 1900 kur gratë kërkuan votën dhe koincidoi me veshjet e disa aktivisteve angleze. pastaj vazhduan në Francë dhe ka një farë suksesi në ambientet e modës, duke vazhduar me periudhën moderene.

Karakteristikat e këtyre veshjeve janë sepse në Shkodër barnaveket si ato të grave muslimane ashtu edhe ato të grave katolike kanë karakteristikat e tyre, aksesorët që e pasurojnë së tepërmi.. Ndriçim Mlika specialist i muzeut shpjegon karakteristikat dhe aksesorët.

Ndriçim Mlika: Ato kanë pas komcat e tyre, e qendisur me fije të kuqe. gratë kanë pasur edhe brezin, këto i kanë përdor vetëm gratë katolike në Shkodër.
barnavrekët i kanë përdor edhe gratë e Prizrenit, por kanë ngjyra më të ndryshme më të hapura, jo të zeza.
për gratë muslimane i përdor qyteti, i ka përdor Puka, Ulqini. elementet e tyre janë dy llojesh. është elementi tipi veror që mendohet të ketë hyrë vonë. edhe tipi dimëror. Përveç këmbëve, që nuk janë përdor gjithmonë, në këmbë janë përdor pashmandë, kadife e kuqe, ose shalli i barnavrekëve. Shalli është përdor në brez. këto janë karakteristikat e grave.

Elementet e tyre janë dy llojesh janë tipi veror dhe tipi dimëror, barnavekët janë mbajtur edhe nga meshkujt ndërsa në Shkodër barnavekë kanë përdorur vetëm katolikët, ndërsa burrat mysliman kanë përdorur shallvaret që kanë dal herët jashtë përdorimit.

Ndriçim Mlika: Për sa i përket burrave i kanë përdor vetëm katolikët, ndërsa myslimanët kanë përdor shallvarët, në kohën e pashallëkut kanë dalë jashtë funksioni.
kanë dalë 50 60 jashtë funksioni, teknika nuk është shumë e komplikuar, nuk kanë formë, por krijojnë një mikroklimë.

Në muzeun e Shkodrës janë 18 modele barnavekësh të vjetra që ruhen. Ato janë të punuara me pëlhura të ndryshme të ardhura kryesisht nga vendet e orientit. Ndërsa sot nuk përdorën më.

Ndriçim Mlika: Në kohën e pashallëkut kanë dalë jashtë funksioni.

Barnavekët u bënë të njohura në perëndim nga stilisti Poul Poirete në vitin 1910 në Paris, për tu rikthye më pas në sfilatat e modës në vitet 1980. Në hapësirën Shqiptare në disa zona vazhdojnë e mbahen sidomos nga gratë e moshuara, por dalë nga dalë kjo veshje po zhduket./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!