Sot ndeshja e dytë me boshnjakët, Vllaznia ka një njoftim për tifozët e Siroki Brijeg

schedule13:58 - 15 Korrik, 2021

schedule 13:58 - 15 Korrik, 2021

Vllaznia luan mbrëmjen e sotme (21:00) ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminator të Conference League ndaj Siroki Brijeg në “Loro Boriçi”. UEFA ka vendosur, që si masë kundër përhapjes së koronavirusit, të mos lejojë tifozë miq në stadiume në këtë fazë.

Vllaznia këtë vendim ia ka komunikuar tifozëve të Siroki, duke i paralajmëruar se nuk do lejohen të hyjnë në “Loro Boriçi” në rast se do tentojnë.

NJOFTIMI I KLUBIT – Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjak se sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”.

Në çdo rast rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptinin e tifozave miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA. /abcnews.al