Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në studion e “ABC News” u shpreh se propozimi i PD për qeverinë kujdestare synon të sjellë një rol të ri në Policinë e Shtetit. Sipas tij është me rëndësi që komisionerët të mos e cënojnë zgjedhësin, ndërsa theksoi se ligj “Anti KÇK” i jep mundësi policisë që për 6 muaj rresht ti hyjë në shtëpi çdo shqiptari dhe ti bëjë presion.
“Kjo që ne propozojmë ka të bëjë me rolin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor. Propozojme rol të ri të Policisë së Shtetit, të rrisim masat që komisionerët të mos e cënojnë zgjedhësin”, tha Bylykbashi.
Si e ndaloni blerjen e votës tek i varfëri?
Bylykbashi: Askush nuk pretendon që një fenomen të tillë kriminal ta ç’rrënjosë. Në po flasim për ta goditur. Policia gjyqësore dhe Prokurori mund të ndërhyjnë menjëherë sa po ta zbulojnë.
Gjatë bisedës në studio ish-deputeti i PD, sa i përket vlerësimeve të ndërkombëtarëve për ligjin “Anti KÇK” nuk u shpreh pozitiv duke mos i pranuar qëndrimet e tyre,ndërsa theksoi se me paketën “Anti KÇK” shqiptarët do të jenë të vëzhguar si në kohën e sigurimit të shetit.
“Ligj “Anti KÇK” i jep mundësi policisë që për 6 muaj rresht ti hyjë në shtëpi çdo shqiptari dhe ti bëjë presion. Shqiptarët do të jenë të survejuar si në kohën e sigurimit të shtetit. Ky ligj nxjerr nga loja Prokurorinë dhe Gjykatën. Gjykata Kushtetuese është në një shkelje brutale të Kushtetutës dhe të Drejtave të Njeriut”, u shpreh ish-deputeti i PD.
Komisioni i Venecias i pritur në mënyrë spektakolare nga Presidenti Meta dhe ardhja shumë shpesh në Shqipëri?
Bylykbashi: Kemi ligje që po trondosin themelin e së drejtës dhe shtetit shqiptar. Në më pak se dy vjet kemi 6 kërkesa nga Komisioni i Venecias. Këtij vendi i mungon gardiani i Kushtetutës që është Gjykata Kushtetuese dhe mungesa e saj ka bërë gjykatë Komisionin e Venecias dhe ky është një turp./abcnews.al