Superiorja i lë radhën ndeshjeve të kthimit të Kupës së Shqipërisë, që zhvillohen sot. Shanset për të shkuar ndeshjet në shtesë janë, ndaj edhe FSHF ka vendosur të ndryshojë oraret. Tre ndeshje nisin në orën 16:30, kurse njëra në 19:30.
Tirana e ka formalitet ndeshjen e kthimit, pasi e ka mundur Besëlidhjen me rezultatin 5-1 në kryeqytet. Bardheblutë mund të bëjnë rotacion dhe të mendojnë për ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun.
Në Durrës është finale. Teuta barazoi në fund me Vllazninë dhe rezultati 2-2 e favorin skuadrën e drejtuar nga Edi Martini, nisur edhe nga problemet e shumta që shkodranët kanë pasur javët e fundit.
Edhe Kukësi është favorit për të kaluar në gjysmëfinale, pasi e ka mundur 2-1 Apoloninë në Fier, kurse në Korçë është finale. Skënderbeu duhet të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në Ballsh, ndaj një Bylisi që vetëm pak ditë më parë e mposhti edhe në kampionat. Dëshira e korçarëve për hakmarrje është e madhe. /abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E mërkurë, më 24 qershor 2020
Ora 16:30 | Kukësi-Apolonia (2-1)
Ora 16:30 | Besëlidhja-Tirana (1-5)
Ora 16:30 | Teuta-Vllaznia (2-2)
Ora 19:30 | Skënderbeu-Bylisi (0-1)