Demokratët nuk ia dolën dot as në betejën parlamentare, këtë seancë, që të tërheqin firmat e tyre, 35, për ta cuar në zyrën e Avokatit të Popullit, Endri Shabanin.
“Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj.”
Berisha si jo zakonisht u shpreh vetëm një herë, dua ua lënë firmëtarëve të tij, që të shpjegonin mbështetjen për 6 kandidatë mes tyre dhe Shabani, në një debat që zgjati mbi 2 orë.
“Mund t’i jepeshin firmat kujtdo kandidati që ne mos të ishim keq me askënd.”
Por firmat e tyre janë dokument parlamentar dhe socialistët këmbëngulën që pas 3 vitesh, Avokati i Populli të ketë kreun e tij.
“Po ku talleni me të gjitha kauzat që nisni. Ne jemi këta? Nënkryetari i partisë është këtu, anëtarët e kryesisë që kanë firmosur. Të të fyejë ky i vetmi Flamur kur nuk di kur është ngritur flamuri, është fundi i botës.”
Demokratët nuk bindën as opozitarët e tjerë.
“Kemi mbi 2 orë që burra e gra zihen për të zgjedhur endri shabanin avokat të popullit. ai do të zgjidhet me firmat e pd dhe votatat e ps. e quani lepur i Surrelit por i dhatë firmat për ta kandiduar.”
Demokratët u rrëzuan në kërkesën e tyre për ta hequr nga rendi dhe për ta rinisur procesin me mbështetjen e firmave.
Debati pas rrëzimit të kërkesës së PD nuk vijoi dhe duket që këtë herë Avokati i Popullit do të zgjidhet me votat e maxhorancës./abcnews.al

