Sot 5 raste të reja në Tiranë, Durrës dhe Krujë, ku janë rastet e personave aktivë me Covid-19

schedule11:24 - 21 Maj, 2020

schedule 11:24 - 21 Maj, 2020

Pesë raste të reja me Covid-19 janë zbuluar nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit.

Harta e shpërndarjes së tyre ishte 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të gjithë raste të kontakteve pozitive të mëparshme. Ndërkohë që janë shëruar 13 qytetarë.

LEXO edhe: E FUNDIT/ Shkon në 969 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Po ashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë gjithsej 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Epidemiologët vazhdojnë gjurmimin për identifikimin e rasteve të reja, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

Ministria njoftoi se 80 % e rasteve janë shëruar plotësisht.

 

Njoftimi i Ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të reja , shkon në 969 numri i të prekurve

13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Mirela Cami

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.

Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike.

Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)

Testime totale                         13825

Testime molekulare              12759

Testime serologjike                1066

Raste pozitive                             969

Raste të shëruara                        771

Raste Aktive                               167

Humbje jete                            31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            55

Durrës           47

Krujë             31

Shkodër         10

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 2

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!