Sormani: Futbolli nuk luhet me emra, kam vetëm një porosi për sulmuesit

13:48 | 21/02/202013:480

Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, ka dalë para mediave për të folur për situatën në kampin e kuq dhe për sfidën e radhës me Bylisin, në “Air Albania Stadium”. I ngacmuar nëse në Laç pa skuadrën që ai donte, italiani thotë: “Unë pretendoj që skuadra të japë gjithçka ka në fushën e lojës. Në Laç pashë një skuadër të përqendruar, të keqe, që do ta merrte rezultatin me çdo kosto. Tani është histori e kaluar dhe duhet të impenjohemi për ndeshjen e radhës”.

“Ndryshimet në mbrojtje? Më intereson që skuadra të stërvitet mirë. Dëmtimet dhe kartonët janë pjesë e kampionatit. Kemi një grup të gjerë me lojtarë dhe duhet t’i mbështetim të gjithë. Lojtarët që rrezikojnë derbin? Nuk mendoj për atë ndeshje. Mendoj për Bylisin. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”.

“Telushi humbi derbin e parë për kartonë? Jam këtu për të folur për Bylisin. Fokusi im është ajo ndeshje. Mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë. E ardhmja është nesër”, shtoi Sormani, i cili vijoi të flasë me ballshiotët.

 

Bylisi, duke festuar një gol

“Prandaj ju them që e ardhmja është nesër, pasi Bylisi është një skuadër e mirë, dinamike, e fortë. Ndaj duhet të ulim kokën dhe të kemi përqendrim maksimal, për të arritur objektivin tonë”, u shpreh tekniku italian i Partizanit.

“Golat? Pres një skuadër të rreshtuar mirë dhe agresive. Kjo është ajo që më intereson. Nuk më intereson nëse goli shënohet me aksion apo me goditje standarte. Nga sulmuesit pres që të punojnë për skuadrën, ta ndihmojnë. Të preokupohen për këtë. Skuadra vjen mbi gjithçka, të tjerat nuk më interesojnë”.

“Nevoja e një sulmuesi? Mund të jem dakord me ju që duhet një lojtar që shënon. Sulmuesi duhet shkrirë me skuadrën, edhe kur ne mbrohemi. Duhet të punoj për të përmirësuar gjërat pozitivat që kemi dhe të largoj gjërat gabime”.

“I respektoj kundërshtarët, por garën tonë e bëjmë vetë. Nëse nuk vrapojmë dhe marrim pikët, është e kotë të shohim të tjerët. Fokusi ynë është Bylisi. Sigurisht uroj që sonte të bëhet një ndeshje e bukur, pasi i bën mirë futbollit shqiptar. Sa i takon rezultatit, për mua vlen zero”.

 

“Tersi i stadiumit të ri? Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk varet nga fusha. Varet nga gjëra të tjera, nga paraqitja janë, nga dëshira e skuadrës për të luajtur dhe për të fituar. Terreni? Kam qenë dakord të luajmë në këtë stadium. Mendoj se do jetë një fushë e mirë, edhe pse do luajë Tirana e Kukësi. Fusha nuk do jetë problem. Duhet të jemi në lartësinë e duhur për ta interpretuar ndeshjen si duhet”.

“Bitri është i skualifikuar dhe me shumë mundësi nuk do të jetë edhe Boldor, i cili ka një problem të lehtë. Bylisi? Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Janë një skuadër si Laçi, me të njëjtat karakteristika. Ndaj do të jetë një ndeshje e vështirë”.

“Romero? Po ndjek një program të detajuar na stafi teknik dhe klubi. Aspekti fizik është shumë i rëndësishëm për mua. Nëse dikush nuk ka gjendjen fizike që unë kërkoj, si të tjerët, e ka të pamundur t’i bashkohet grupit. Dua ta theksoj se nuk ka asgjë personale mes meje dhe tij. Gjithçka varet nga ai, nëse do të jetë apo jo në skuadër. Jam këtu për të vlerësuar gjendjen e të gjithë lojtarëve. Shoh lojtarë të rinj shumë të motivuar dhe po rriten. Me emra nuk bëhet futboll”, u shpreh Sormani në mbyllje. /abcneës.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono