Politika duhet të bashkëpunojë për reformën zgjedhore dhe të gjitha kërkesat e tjera të Bashkimit Evropian. Apelin vjen nga ambasdori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luixhi Soreka në ditën e marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Rumania.
Ceremonia e marrjes së Presidencës së Bashkimit Evropian nga Rumania, nuk kërkon vetëm deklarata ceremoniale, por edhe thirrje për plotësim detyrash nga vendet si Shqipëria që duan t’i bashkohen në të ardhmen.
“BE ka mirëpritur shumë këto zhvillime të fundit, por duhet bërë më shumë. Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqënë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për tu paraqitur plotësisht i përgatitur”.
Duke referuar vizitës së fundit të komisionerit Johanes Hahn që zhvilloi në Tiranë me kryeministrin Edi Rama jashtë vëmendjes së mediave, ambasadori I bashkimit Evropian në Tiranë Luixhi Soreca njoftoi se delegacione dhe personalitete të rëndësishëm do të vijnë në muajt në vazhdimnë Tiranë.
“BE është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë, siç tregoi vizita e komisionerit Hahn javën e shkuar, por vendi duhet të orientojë të gjitha përpjekjet e tij drejt këtij objektivi. Për këtë nevojitet një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike. Gatishmëria e tyre për t’u bashkuar për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve është thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.
Çka është realizuar deri më tani është për tu përshëndetur por detyrat nuk kanë përfunduar prandaj ai Ii kërkon mazhorancës dhe opozitës të bashkohen për të mbyllur reformën zgjedhore.
“Reforma zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR paraqet një mundësi të menjëhershme për të demonstruar pa mëdyshje këtë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim ndërpartiak”.
Mbështetjen e bashkimit Evropian Shqipërisë ia dha edhe ambasadori rumun i cili i kujtoi gjithashtu se koha për të përmbushur kërkesat është e shkurtër, qershori është vetëm pesë muaj larg. /abcnews.al