Soreca për “Zgjedhoren”: Ftojmë palët të punojnë për ta arritur marrëveshjen brenda afatit

schedule20:04 - 29 Maj, 2020

schedule 20:04 - 29 Maj, 2020

Pas mbledhjes së ditës së sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Me anë të një postimi të bërë në Twitter, Luigi Soreca shkruan se është progresi në Reformën Zgjedhore është shumë i rëndësishëm.

Po ashtu Soreca shkruan se BE i fton të gjitha palët që të punojnë me synimin për të arritur një marrëveshje të përgjithshme brenda afatit të premtuar.

Kështu, shton ambasadori i BE, mund t’i mundësohet Shqipërisë bërja përpara në rrugën drejt pranimit në Union.

Postimi i plotë:

“Është e rëndësishme bërja e progresit në Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Në mirëpresim sjelljen konstruktive të të gjitha krahëve dhe i ftojmë që të vazhdojnë të punojnë me synimin për të arritur një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj. Duke mundësuar kështu që Shqipëria të bëjë përpara në rrugën drejt pranimit në Bashkimin Evropian.”

Kujtojmë këtu se më herët gjatë ditës, lidhur me ecurinë në Reformën Zgjedhore ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Lexo edhe:“Zgjedhorja”/ Mesazhi i qartë i Kim: Jo çdo kush do të marrë atë që do, mos zhgënjeni!

Në postimin e saj në Twitter, edhe Kim u bëri thirrje palëve politike që t’i qëndrojnë marrëveshjes dhe të rifitojnë kohën e humbur për të arritur marrëveshjen ashtu siç premtuan./abcnews.al/