Soreca: Opozita të dialogojë me qeverinë

schedule14:48 - 18 Prill, 2019

schedule 14:48 - 18 Prill, 2019

Pas krijimit të grupeve të reja parlamentare, ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe deputetëve nga listat e LSI-së e PD-së në Kuvend. Soreca përsëriti se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Mendoj që duhet të jem konsinstent. Dëshiroj të them që shpresoj që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Për këtë arsye do të doja të thosha që ne natyrisht që kemi biseduar dhe dëshirojmë që opozita të jetë e pranishme.

Tashmë është koha për dialog dhe është e rëndësishme që opozita të diskutojë jo vetëm me palët e veta, por edhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje”, tha ambasadori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!