Sopranoja shqiptare shfaqet në faqet e para të shtypit spanjoll: Më duket e pabesueshme

schedule10:38 - 13 Shkurt, 2023

schedule 10:38 - 13 Shkurt, 2023

Marigona Qerkezi është sopranoja shqiptare që po korr sukses në skenat botërore. Ajo së fundmi ka interpretuar në Spanjë rolin e Elvirës të Giuseppe Verdit dhe është vlerësuar pafund. Madje, ka pushtuar edhe faqet e para të gazetave spanjolle.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Marigona ka treguar të gjitha emocionet e kësaj shfaqje, të cilat i ndjen tani kur gjithë vrulli ka mbaruar. Sakaq, ajo ka treguar se si është i erdhi ftesa nga produksionin spanjoll.

U gjenda jashtëzakonisht mirë, veçanërisht me kolegët aty që i takova për herë të parë aty. Bëm më shumë se një muaj përgatitje, prova. Edhe pavarësisht që rolin e kisha interpretuar më parë, kësaj radhe ishte një lexim i ri nga maestro Daniele, me të cilin patëm një kimi shumë të mirë dhe shfaqjet shkuam shumë mirë. Gjithashtu edhe me regjisoren Georgia. Nganjëherë kur mbarojnë projektet, ti çdo herë lë një cop tënden aty dhe me nostalgji tani i shoh, edhe nganjëherë më duket e pabesueshme se koha ecën shpejt dhe ti je në atë vrullin e provave. Ti nuk e kupton se je në vrullin e punës, por tani që i shoh ndjehem shumë mirë.

Unë kam qenë e kontaktuar direkt për të qenë pjesë e këtij produksioni. Ka qenë një periudhë shumë e mirë, sepse në atë kohë agjenta ime ishte e lirë dhe vendosëm bashkë me menaxherin tim ta pranojmë si mundësi”, u shpreh ndër të tjera Elvira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!