Sophia Loren feston ditëlindjen, sa vjeçe mbush diva e kinematografisë italiane

schedule08:17 - 21 Shtator, 2021

schedule 08:17 - 21 Shtator, 2021

Sophia Loren është një nga divat e kinematografisë ndërkombëtare. Ajo mbetet padyshim një nga artistet më të mëdha të gjitha kohërave. Sot, aktorja mbush 87 vjeçe.

Karriera e Sophias filloi në fillim të viteve 1950, së pari me emrin Sofia Lazzaro dhe më pas Loren.

Ka fituar dy çmime Oskar (në 1962 për aktoren më të mirë në filmin “La Ciociara” të De Sica). Ajo ishte e para aktore joanglishtfolëse që e fitoi atë.

Loren numëron edhe pesë Golden Globes, një Luan i Artë (për karrierën e saj në 1998), një Grammy, një “Coppa Volpi” në Venecia, një Çmim në Festivalin e Filmit në Kanë, një Ari i Artë për Arritjet në Jetë në Festivalin e Filmit në Berlin, një çmim BAFTA, 11 çmime “David di Donatello” dhe katër çmime “Nastri d’Argento”.

Ndër filmat që kanë bërë historinë e kinemasë italiane janë “Una giornata particolare”, “Ieri, oggi domani” dhe “Matrimonio all’italiana”.

Gjatë karrierës së saj ajo u drejtua nga regjisorët më të famshëm si Sidney Lumet, Charlie Chaplin, Martin Ritt, George Cukor, Dino Risi, Mario Monicelli, Ettore Scola dhe Vittorio De Sica dhe luajti së bashku me Marcello Mastroianni, Marlon Brando, Cary Grant, John Wayne, Clark Gable dhe më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!