Katër godina në Qytetin Studeni janë duke u bërë gati për të pritur afganët e parë që do të strehohen në Shqipëri për t’u shpëtuar talebanëve.
Aktualisht janë duke u bërë gati godinat Nr.2, 4, 24 dhe 25. Këto godina duhet të jenë liruar deri sonte në darkë, ndërsa studentët që qëndronin aktualisht në to, kryesisht ata që nuk largohen nga Tirana gjatë verës, do të zhvendosen në godina të tjera.
Kujtojmë se siç bëri të ditur më herët gjatë ditës “Zëri i Amerikës”, në vendin tonë do të strehohen brenda javës grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë. s.b/abcnews.al/