Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, janë ende në lojë 17 nga 38 komuna gjithësej, mes te cilave edhe Prishtina…
Sipas sondazhit elektronik të Eduart Zaloshnjës të datës 2 nëntor, vetëm një javë përpara se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit, me një kampion prej 1031 të anketuarish, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama fiton garën me 52.5 % përballë rivalit të tij nga rradhët e Vetevendosjes Hajrullah Çeku me 47.5 % të votave.
Gara mbetet interesante deri në fund duke futur në kalkulime edhe marzhin e gabim prej 3 përqind, c’ka evidenton faktin se fitorja e Ramës nuk është e lehtë por e mjaftueshme për të siguruar drejtimin e komunës më të madhe ne vend.
përparim rama ka premtuar vijimin e projekteve në kryeqytet mes të cilave peshën më të madhe e mbajnë investime në infrastrukturë , ndërsa premtimet e cekut nuk kanë qenë të qarta, nisur edhe nga backgroundi i tij si ish ministër kulture, madje me asnjë projekt konkret për katër vitet e ardhshme.
kandidaturën e çekut duket se e dëmton edhe prapavija politike, nga rradhët e një partie që e ka lënë vendin në krizë institucionale dhe ekonomike prej 8 muajsh, lëvizjes vetevendosje
një tjetër fakt që evidenton se gara e 9 nëntorit nuk është vëtëm një zgjedhje për drejtuesit lokal, por paralajmërim i qëndrimit të qytetarëve në proceset e ardhshme dhe matje e pulsit të tyre.
Në raundin e parë të zgjedhjeve referuar të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Përparim Rama arriti të siguronte 33.71 përqind të votave ose 35 595 vota, ndërsa Çeku 35 077 vota, ose 33.21 përqind.
Referuar të dhënave të sondazhit, në raundin e dytë gjithësesi ka një rritje në përqind të kandidaturës së Përparim Ramës.
Një element tjetër që mund të ndikoj për të rritur diferencën mes kandidatëve, janë edhe votat e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës që doli i treti në garën për kryeqytetin, Uran Ismaili. Ai arriti të siguronte vetëm 29 203 vota ose 27.65 përqind, dukshëm larg nga dy kandidaturat e para, tashmë jashtë balotazhit.
Komunat e tjera që shkojnë në balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku dhe Kllokoti.
Në Kosovë që prej 9 shkurtit, duket se kryefjalë janë vetëm zgjedhjet. Pas 9 nëntorit aty pritet një tjetër garë, kësaj herë e parakohshmë për qeverinë e re, për të cilën Albin Kurti dështoj të gjente bashkëpuntorët dhe numrat.

