SONDAZH/ Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Mbështet kandidatin tënd në sondazhin unik të Abcnews.al

schedule09:57 - 29 Mars, 2021

schedule 09:57 - 29 Mars, 2021

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit  nisi javën e shkkuar në një mënyrë krejtësisht pazakontë për shkak të pandemisë. PS dhe PD filluan nga Tirana, ndërsa Monika Kryemadhi e LSI-së i sfidoi nga Divjaka.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kësaj radhe shqiptarët do të mund të japin pëlqimin e tyre për kandidatët krahas partisë.

Pikërisht ky element pritet ta bëjë garën tepër të fortë për çdo votë sidomos në qarqet e mëdha të vendit pasi kandidatë të listuar në vendet e poshtme mund të thyejnë herësin duke rrëzuar nga “froni” të preferuarët e kryetarëve.

Duke ndjekur ritmin e risive më të fundit në këtë sektor, si edhe nisur nga këto rrethana të reja të krijuara, abcnews.al vjen për lexuesit me një sondazh unik për të matur pëlqyeshmërinë e qytetarëve ndaj partive  dhe kandidatëve.

Programuesit tanë punuan  për t’i ofruar lexuesve një sondazh të njëjtë me praktikën që do të hasin kur të shkojnë në kutitë e votimit.

Si të merrni pjesë?

Fillimisht, çdo lexues duhet të zgjedhë qarkun në të cilin dëshiron të japë pëlqimin e tij për një parti apo kandidat. Pasi të ketë hyrë në qark, lexuesi duhet të zgjedhë fillimisht partinë , të cilat janë të listuara ashtu siç do të duken në fletën e votimit.

Pasi të ketë dhënë pëlqimin për partinë, sistemi i ndërtuar nga programuesit e abcnews.al do t’i nxjerrë atij listën e kandidatëve të asaj partie me renditjen sipas listës zyrtare të dërguar në KQZ.

Pasi të japë pëlqimin edhe për kandidatin, sistemi e numëron atë dhe mbyllet duke mos i dhënë mundësinë lexuesit të votojë sërish për një periudhë 1 javore.

KLIKO PËR TË SHKUAR TE SONDAZHI!

Lexuesi ka mundësi të shohë rezultatet pasi të ketë votuar në mënyrë që të mos ndikohet kur të japë pëlqimin e tij. Ndërkohë, në rang kombëtar, ecuria e sondazhit mund të shikohet tek kategoria “rezultatet”.

Përmes kësaj forme dhe masave të tjera të marra, programuesit tanë kanë parandaluar çdo lloj tentative nga subjekte politike apo kandidatë që ndërhyjnë në mënyrë të pandershme në rezultatin e sondazhit.

Abcnews.al do të raportojë në mënyrë periodike mbi zhvillimet më të fundit nga sondazhi.

Faleminderit që qendroni me ne!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!